Ende në udhëkryq ?! Përse vazhdon të qëndrosh ende në udhëkryq, pa vendosur se ç’drejtim do të marrësh, në cilën rrugë do të ecësh ? A mund të shtyhet jeta ngujuar në një frikë, ndërsa horizonti qëndron para teje dhe ti mund të shkosh drejt tij?! Ngrihu, ec, dil nga udhëkryqi ku ke ngecur sepse Udha po të pret ty… Mos nguro më ! Të ftojmë të dielën, në orën 11:00, në Qëndrën e Krishterë Shqiptare për të gjetur atë që je duke kërkuar: Të vërtetën që i jep përgjigje çdo pyetje që të mundon. Eja, mos hezito ! Ka një vënd për ty në takimin e së dielës në Kishën “Rilindja”… Të presim !
Shërbesa e adhurimit në kishë është një moment i veçantë ku besimtarët bashkohen për të lavdëruar dhe nderuar Zotin. Përmes këngëve, lutjeve dhe mesazheve frymëzuese, adhurimi krijon një atmosferë të shenjtë dhe reflektuese, duke i ndihmuar njerëzit të përqendrohen në madhështinë e Perëndisë dhe bekimet e Tij në jetën e tyre. Ky moment i bashkimit shpirtëror jo vetëm që forcon lidhjen personale me Zotin, por edhe ndjenjën e komunitetit mes besimtarëve.
Kisha "Rilindja" ka një shërbesë lutjeje të mbushur me jetë dhe që po rritet. Ne besojmë që përmes lutjes kisha mund të prekë qytetin e Tiranës dhe gjithë Shqipërinë. Për këtë arsye përpiqemi që të mblidhemi sa më shumë besimtarë, me zemra të përgatitura për ta parë shërbesën e lutjes të rritet, duke sjellë fuqi edhe më të madhe nga Perëndia, fuqi që shprehet përmes kishës së Tij.
Shërbesa jonë e Fëmijëve drejtohet nga një ekip staf dhe vullnetarësh pasioni i të cilëve është fëmijët dhe vizioni i të cilëve është “Të lidhim fëmijët me Zotin dhe me të tjerët”! Qëllimi ynë është të ofrojmë një program argëtues dhe interaktiv të përshtatur vetëm për fëmijët, pavarësisht nga mosha dhe klasa, për t'i ndihmuar ata të njohin Jezusin dhe të rriten shpirtërisht ndërsa ndërtojnë marrëdhënie kuptimplote me fëmijët dhe të rriturit e tjerë!
Për të thelluar marrëdhënien tonë me Perëndinë dhe gratë e tjera. Bashkohu me gratë e tjera në takimet tona për të shijuar mësimin rreth fjalës, diskutim, lutjen dhe për të ndërtuar miqësi që bëhen "kulla të forta", ndërsa përballeni me sprova të ndryshme në jetë. Ne organizojmë takime javore, evente dhe shërbesa të menduara për të nxitur rritjen frymore. Vullnetaret janë të mirëpritura për të na ndihmuar me planifikimin dhe realizimin e ndonjë prej aktiviteteve tona. Ne do të dëshironim që ti të bashkoheshe me ne!
Takimi i adoleshentëve është një mundësi e shkëlqyer për të rinjtë që të ndërtojnë lidhje më të forta me njëri-tjetrin dhe me Zotin. Ky takim ofron një hapësirë të sigurt dhe mbështetëse, ku adoleshentët mund të diskutojnë për besimin, sfidat e jetës, dhe t’i përkushtohen rritjes shpirtërore përmes studimeve biblike, lutjeve dhe aktiviteteve sociale. Përveç forcimit të besimit, takimi i ndihmon ata të zhvillojnë vlera si përgjegjësia, bashkëpunimi dhe respekti për të tjerët.
SHTËPIA JONË E BESIMIT KISHA “RILINDJA” KA RRUGËTUAR NËPËR “STACIONE” TË NDRYSHME BRENDA TIRANËS, PËR TË PREKUR JETË NJERËZORE TË SHUMTA, QË I NDRYSHON DASHURIA E PERËNDISË!
Adresa: Rruga Riza Cerova, Tiranë
Kontakt: sekretaria.rilindja@gmail.com